
Edukimi si akt dashurie!
Mësuesi është një figurë e qëndrueshme që udhëheq me butësi dhe shembull personal. Marrëdhëniet ndërpersonale janë të mbështetura në respekt, ritëm dhe siguri emocionale.
Fëmija nuk është thjesht një mendje për t’u mbushur, por një shpirt për t’u prekur.
Në një botë që shpesh i mat vlerat me arritje, shpejtësi dhe konkurrencë, Pedagogjia Waldorf zgjedh të ecë në një drejtim tjetër — atë të thellësisë, kuptimit dhe lidhjes së vërtetë njerëzore. Ajo i sheh fëmijët si qenie unike, të ndjeshme, plot dritë dhe potencial.
Waldorf nuk mëson vetëm si të dish, por si të ndjesh.
Si të mendosh me zemër, të veprosh me ndërgjegje dhe të krijosh me qëllim.
Kjo pedagogji është një thirrje për të rritur fëmijë që janë të lirë në mendim, të fortë në ndjeshmëri dhe të përgjegjshëm në veprim.
Është një ftesë për një edukim që ushqen kuriozitetin, e nxit imagjinatën dhe krijon lidhje të thella me natyrën, artin dhe shoqërinë.
Prej më shumë se një shekulli,
Waldorf ka qenë strehë për edukimin e ndërtuar mbi dashuri, ritëm, kreativitet dhe respekt të thellë për zhvillimin e natyrshëm të fëmijës. Në një kohë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz që mendojnë thellë dhe ndjejnë me dhembshuri — ky është edukimi që ka kuptim.
Nga e Djeshmja në të Nesërmen Udhëtimi Waldorf
Festa e Drites ne Mollakuqe
Punëtori artizanale dhe krijuese, ku prindërit dhe fëmijët bashkojnë duart në punime me materiale natyrore – lesh, dru, dyllë blete e pambuk….
Mjekësinia Antroposofike
Në Mollakuqe, besojmë se edukimi është një udhëtim i përbashkët mes prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit. Për të thelluar mirëkuptimin mbi zhvillimin…
Mollakuqe hap dyert
Me dashuri ne mes te natyres! E frymëzuar nga pedagogjia Waldorf–Steiner, Shoqata Kulturore Mollakuqe ushqen dashurinë, dijen dhe ndërgjegjen përmes edukimit, artit…
Seminar teorik & Praktik
Seminare dhe trajnime mbi biografinë, artin e fjalës dhe bujqësinë biodinamike Shoqata Mollakuqe organizon dhe mbështet iniciativa të ndryshme kulturore e arsimore,…
