Mollakuqe

NJË FRYMË QË LIDH SHPIRTIN ME NATYRËN, DHE EDUKIMIN ME DASHURINË

ushqejme dashurinë, dijen dhe ndërgjegjen përmes edukimit, artit dhe jetës komunitare

Rreth Nesh

Shoqata Kulturore Mollakuqe për Pedagogjinë Waldorf–Steiner është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2022, nga një grup dashamirës të pedagogjisë Waldorf, brenda dhe jashtë Shqipërisë, prindërve dhe me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare.

E frymëzuar nga Pedagogjia Shtajneriane, lindi dëshira për të krijuar një hapësirë ku fëmijët të rriten me dashuri, ritëm natyral dhe kujdes shpirtëror — si dhe për të ndarë me komunitetin vizionin e R. Steiner përmes seminareve dhe takimeve të hapura. Kështu mori jetë Kopshti Mollakuqe- Waldorf.

Edukim që zgjon dritën e brendshme dhe lidh fëmijën me botën dhe natyren

Misioni Ynë

Ne synojmë të përhapim Pedagogjinë Waldorf–Shtajner në Shqipëri – e cila mbështetet në Antropozofinë e Rudolf Shtajner, — duke sjelle më shumë dritë, kuptim dhe frymën e lirisë së brendshme në mënyrën se si fëmijët rriten, mësojnë dhe lidhen me botën që i rrethon.
Per kete arsye Mollakuqe- Waldorf nuk është vetëm një kopsht, por një frymëmarrje e gjallë e pedagogjisë Waldorf, një komunitet ku edukatorët, fëmijët dhe familjet ndajnë të njëjtin vizion për edukimin me zemër.

Veprimtaritë Tona

Shoqata Mollakuqe organizon dhe mbështet iniciativa të ndryshme kulturore e arsimore, ndër to:
Konferenca mbi pedagogjinë Waldorf dhe mjekësinë antroposofike
Seminare dhe trajnime mbi biografinë, artin e fjalës dhe bujqësinë biodinamike
Kurse arti dhe euritmie për fëmijë dhe të rritur
Aktivitete komunitare që lidhin familjet, edukatorët dhe artin me jetën e përditshme

Ne besojmë se çdo fëmijë mbart një dritë të brendshme, është përgjegjësia jonë ta ndihmojmë të shkëlqejë

Nëse ndan të njëjtin besim në edukimin e gjallë dhe të dashur, bashkohu me ne — si prind, mësues, vullnetar apo mbështetës i kësaj nisme të bukur.

Scroll to Top