Mollakuqe

Kopshti Mollakuqe

Kopshti Mollakuqe

Çfarë ofrojmë…

Aktivitete krijuese dhe artizanale – pikturë me akuarel, punime dore, punë me dru, qepje dhe modelim me dyll blete që zhvillojnë durimin dhe ndjesinë estetike.
Përfshirje në jetën e përditshme – gatuajmë, kujdesemi për kopshtin, mësojmë të ndajmë dhe të bashkëpunojmë
Lojë e lirë imagjinative, ku fëmijët zhvillojnë kreativitetin, ndjeshmërinë dhe aftësitë sociale.
Edukatorë të përkushtuar që udhëheqin me dashuri, respekt dhe kuptim të thellë për zhvillimin e fëmijës.

🌿 E Sotmja

Komuniteti ynë

Në Mollakuqe, kopshti është më shumë se një vend mësimi – është një komunitet i gjallë, ku prindërit, edukatorët dhe fëmijët ndërtojnë së bashku një mjedis dashurie dhe mirëkuptimi.
Ne besojmë në bashkëpunimin e vazhdueshëm midis prindërve dhe mësuesve, për të mbështetur zhvillimin e fëmijës në mënyrë të natyrshme dhe të balancuar. Takimet, festat sezonale dhe ditët e hapura janë momente ku forcojmë lidhjet dhe ndajmë gëzimin e rritjes së përbashkët.

E Nesërmja

Fryma jonë

Në Mollakuqe, më shumë se sa mësojmë – jetojmë fëmijërinë. Ne kultivojmë kureshtjen, butësinë dhe gëzimin, duke ndërtuar së bashku themelet për një jetë të lumtur, të ndërgjegjshme dhe plot dashuri për botën.

“Zbulimi i arsimit Waldorf ka qenë një nga zgjedhjet më kuptimplota që kemi bërë për fëmijën tonë. Që në ditën e parë ndjemë ndryshimin — ritmi i qetë i ditës, respekti për fëmijërinë dhe gëzimi që shfaqet në çdo përvojë mësimore.”

Një prind mirënjohës
Ne besojmë se çdo fëmijë mbart një dritë të brendshme, është përgjegjësia jonë ta ndihmojmë të shkëlqejë

Nëse ndan të njëjtin besim në edukimin e gjallë dhe të dashur, bashkohu me ne — si prind, mësues, vullnetar apo mbështetës i kësaj nisme të bukur.

Scroll to Top